Nga data 27.09.2010 - 01.10.2010, nxënësit duhet ti japin mësuesit koordinator të Senatit, preferencat e tyre për nxënësit kandidatë në Qeverinë e Nxënësve.
Kush mund të kandidojë?
Çdo nxënës me mesatare mbi 8-të është i lirë të kandidojë, nëse e ndjen veten të aftë të ndimojë dhe të japë kontributin e tij për përfaqësimin e problemeve të klasës dhe të shkollës.
Ç’ duhet të bësh që të zgjidhesh anëtar i Qeverisë së Nxënësve?
1. Të gëzosh respektin e klasës.
2. Të fitosh autoritet në klasë.
3. Të jesh aktiv për problemet e klasës.
4. Të ndjesh përgjegjësi ndaj klasës.
5. Të shprehësh lirshëm mendimet dhe shqetësimet.
6. Të nxitësh një atmosferë paqeje dhe mirkuptimi në shkollë.