Historia e aktiviteti i shoqërisë “Shkolla Internacional” shpk, fillon në vitin 15/05/06 ku filloi aktivitetin në qytetin e Vlorës. Kjo shoqëri ka një pronar që është dhe drejtues ligjor i shoqërisë Z.Kristo Selenica. Fusha e veprimtarisë së shoqërisë është shkollë jopublike e arsimit të përgjithshëm :
1) parashkollor,
2) 9–vjeçar,
3) i mesëm
4)konservator artistik në fushën e artit (muzikë, balet, pikturë, aktrim).
Arsimi i Pergjithshem kryhet paradite ,ndersa Konservatori kryhet mbasdite mbas ores 15:00. Në një ambient i privatizuar nga Z. Kristo Selencia me sipërfaqe rreth 1720 m2 truall dhe një godinë pesëkatëshe 1750 m2 ndërtim si dhe 450 m2 palestër me dhoma zhveshje, me 3 magazina dhe llozh në katin e dytë, filloi punën “Shkolla Internacional” shpk në vitin shkollor 2006-2007. Ajo arriti të punësonte një staf pedagogjik nga më cilësorët në qytet si dhe të arrij një numër nxënësish rreth 316(Arsimi i pergjithshem =230 dhe Konservatori =86 nxenes.) Realizoi një kontratë datë 01/11/2006 me konservatorin e njohur Europian “Helenic Konservatory”me adrese
www.consertatory.edu.gr, me seli në Greqi me AFM (Nipt) 094447079, Greqi, rruga Dhidhotu, nr.53, Athinë, me president Z. Andrea Paraskevopulo I Joanit. Gjithashtu u realizua bashkëpunimi me konservatorin “Schuola Cantorum Superier” Paris. Këto bashkëpunime u realizuan falë investimit shumë modern nga ana shoqërisë ”Shkolla Internacional” shpk dhe menaxhimit të bordit artistik. U hapën dy filiale të tyre në Shqipëri: ”Konservatori Artistik Internacional”dega Vlorë dhe dega Fier. Programi i mësimdhënies është i ”Helenic Konservatory”. Mësimdhënia kryhet nga pedagogë të përzgjedhur të Vlorës, Fierit, liceut artistik Tiranë dhe akademisë të arteve të bukura në Tiranë. Provimet kryhen në fund të vitit shkollor nga juria e ”Helenic Konservatory” dhe “Schuola Cantorum Superier”. Dëftesat për çdo nivel lëshohen nga “Helenic Konservatory” dhe njihen në të gjithë shtetet e bashkimit europian. Diploma jepet në Athinë, Qipro ”Helenic Konservatory” dhe Paris ”Schuola Cantorum Superier”. Viti shkollor 2007-2008 u mbyll me 553 nxënës(Arsimi i pergjithshem =396 dhe Konservatori =157 nxenes.) Viti shkollor 2008-2009 u mbyll me 687 nxenes total.
(Arsimi i Pergjithshe 480nxenes dhe Konservatori 207 =687nxenes ne total).
Viti shkollor 2009-2010 vazhdon me 877 nxenes ne total.(Arsimi i pergjithshem=606 nxenes dhe Konservatori 271 nxenes).Viti shkollor 2010-2011 vazhdom me 1306 nxenes ne total.(Arsimi i pergjithshem =998 nxenes dhe Konservatori 308 nxenes.)
”Shkolla Internacional” shpk eshte duke plotesuar dokumentacionin per marrjen e licences per arsimin e larte, filial i Universitetit “CITY UNIVERSITY OF SEATTLE” SH.B.A,me adrese interneti
www.cityu.edu ku njera dege do te jete akademia e parë private në fushën e artit,dege e “Helenic Conservatory” për këtë ndihmon dhe ana ligjore, që në Greqi nuk kaloi ligji Arthro16 për hapjen e akademisë së arteve sipas kartës së bolonjës. Kështu që u mendua në bashkëpunim me kolegun grek, hapja e një kompleksi arsimor , ku do të përfshihet akademia e arteve në Shqipëri në rang ballkanik. Pedagogët do të jenë nga e gjithë bota dhe studentët do të jenë shqiptarë dhe të huaj. Diploma do të njihen nga karta e bolonjës.
”Shkolla Internacional” në arsimin e përgjithshëm ka marr parasysh katër pikat kryesore të Koalicionit të Organizatave Botërore për Arsim:
1) Investim bashkëkohor në infrastrukturë dhe futjen e teknologjisë informatike të kohës në mësimdhënie.
2) Përmirësimi i programeve mësimore me mjete didaktike moderne në të gjitha lëndët, laboratore, teknologji me ilustrime, audio, video, internet, DVD. Praktika do të bëhet në repartet e punës dhe në laboratoret përkatëse,
3) Përzgjedhja e mësuesve më të kualifikuar, që shfaqin forma më të mira komunikimi duke u treguar më epaktikë dhe më të kuptueshëm me nxënësit,
4) Rekomandimet e qeverisë së nxënësve dhe komunitetit prindëror.